Politika e Privatësisë
Data e hyrjes në fuqi: 1 shkurt 2026
1. Kontrolluesi i të Dhënave
Kontrolluesi i të dhënave personale është Nina, me seli në Gjermani. Për çdo pyetje lidhur me privatësinë e të dhënave tuaja, mund të na kontaktoni në: support@ninaapp.org.
2. Të Dhënat që Mbledhim
Kur përdorni Nina-n, ne mbledhim këto të dhëna: emrin dhe mbiemrin, adresën e email-it, numrin e telefonit, foton e profilit, vendndodhjen (qyteti), rolin (prindër ose kujdestar), si dhe informacione rreth fëmijëve (emri, mosha) nëse jeni prindër.
3. Si i Përdorim të Dhënat
Të dhënat tuaja përdoren për: krijimin dhe menaxhimin e llogarisë suaj, lidhjen e prindërve me kujdestarët, mundësimin e rezervimeve dhe komunikimit, përmirësimin e shërbimeve tona, dhe dërgimin e njoftimeve të rëndësishme për llogarsinë tuaj.
4. Baza Ligjore për Përpunimin
Të dhënat tuaja përpunohen në bazë të: pëlqimit tuaj të dhënë gjatë regjistrimit, nevojes për ekzekutimin e shërbimit që keni kërkuar, dhe interesit tonë legjitim për të përmirësuar aplikacionin.
5. Ndarja e të Dhënave me Palë të Treta
Ne nuk i shesim të dhënat tuaja. Të dhënat ndahen vetëm me: Supabase (ofrues i infrastrukturës së backend-it dhe databazës), Apple dhe Google (për autentifikimin e llogarisë), dhe autoritetet ligjore kur kërkohet me ligj.
6. Ruajtja e të Dhënave
Të dhënat tuaja ruhen për sa kohë që llogaria juaj është aktive. Pas fshirjes së llogarisë, të dhënat personale fshihen brenda 30 ditëve, përveç kur ligji kërkon ruajtje më të gjatë.
7. Siguria e të Dhënave
Ne përdorim masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja, duke përfshirë enkriptimin e komunikimeve, autentifikimin e sigurt, dhe kontrollin e aksesit. Numrat e telefonit janë të fshehur deri sa të konfirmohet një rezervim.
8. Të Drejtat Tuaja
Ju keni të drejtë të: aksesoni të dhënat tuaja personale, kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta, kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja, kufizoni përpunimin e të dhënave, dhe terhiqni pëlqimin në çdo kohë.
9. Të Dhënat e Fëmijëve
Nina mbledh informacione bazë për fëmijët (emri dhe mosha) vetëm nga prindërit, për të mundësuar përshtatjen e shërbimit të kujdesit. Këto të dhëna nuk ndahen publikisht dhe janë të dukshme vetëm për kujdestarët e konfirmuar.
10. Ndryshimet në Politikë
Ne mund të ndryshojmë këtë politikë herë pas here. Ndryshimet do të publikohen në aplikacion dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë. Përdorimi i vazhdueshëm i aplikacionit pas ndryshimeve përbën pranimin e politikës së re.
11. Kontakti
Për pyetje ose kërkesa lidhur me privatësinë e të dhënave tuaja, na kontaktoni në: support@ninaapp.org.