Kushtet e Shërbimit
Data e hyrjes në fuqi: 1 shkurt 2026
1. Pranimi i kushteve
Duke përdorur aplikacionin Nina, ju pranoni këto kushte të shërbimit. Nëse nuk pajtoheni me këto kushte, ju lutem mos e përdorni aplikacionin.
2. Përshkrimi i shërbimit
Nina është një platformë që lidh prindërit me kujdestarë të fëmijëve në Kosovë. Aplikacioni mundëson kërkimin, rezervimin dhe komunikimin mes përdoruesve.
3. Llogarët e përdoruesve
Për të përdorur Nina-n, duhet të krijoni një llogari. Ju jeni përgjegjes për ruajtjen e informacioneve tuaja të llogarisë dhe për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën llogarsinë tuaj.
4. Përdorimi i pranueshëm
Ju pranoni të përdorni aplikacionin vetëm për qëllime të ligjshme. Ndalohet përdorimi i aplikacionit për aktivitete të paligjshme, mashtruese ose që cënojnë të drejtat e të tjerëve.
5. Rezervimet dhe pagesat
Të gjitha pagesat për shërbimet e kujdestarisë kryhen përmes aplikacionit Nina. Nina mban një komision për çdo transaksion për mirëmbajtjen e platformës. Pagesa me para në dorë nuk mbështetet nga platforma — asnjëra palë nuk përfiton nga mbrojtja e Nina-s në rast mosmarrëveshjeje kur pagesa bëhet jashtë aplikacionit.
6. Përgjegjësia
Nina ofron një platformë për të lidhur përdoruesit, por nuk garanton cilësinë e shërbimeve të kujdestareve. Prindërit janë përgjegjës për verifikimin e kujdestareve para se të lënë fëmijët në kujdesin e tyre.
7. Pronësia intelektuale
Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale të aplikacionit Nina, duke përfshirë dizajnin, kodin dhe përmbajtjen, i përkasin Nina.
8. Privatësia e të dhënave
Të dhënat tuaja përpunohen në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Duke përdorur aplikacionin, ju pranoni mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave sipas kësaj politike.
9. Përfundimi i llogarisë
Ne mund të pezullojmë ose mbyllim llogarsinë tuaj nëse shkelni këto kushte. Ju gjithashtu mund të fshini llogarsinë tuaj në çdo kohë duke na kontaktuar.
10. Ndryshimet në kushte
Ne mund të ndryshojmë këto kushte herë pas here. Ndryshimet hyjnë në fuqi kur publikohen në aplikacion. Përdorimi i vazhdueshëm i aplikacionit pas ndryshimeve përbën pranim të kushteve të reja.
11. Kontakti
Për pyetje rreth këtyre kushteve, na kontaktoni në: support@ninaapp.org.