1. Roli i Ninës në v1
Nina është marketplace që lidh prindërit me kujdestare të pavarura. Prindërit mund të shfletojnë profile, të dërgojnë kërkesa rezervimi dhe të komunikojnë në aplikacion. Kujdestaret mund të krijojnë profil, të pranojnë ose anulojnë kërkesa dhe të komunikojnë me prindërit.
Nina nuk është punëdhënës, sigurues, kompani pagesash ose ofrues i kujdesit për fëmijë.
2. Anulimet
Prindi ose kujdestarja mund të anulojnë një kërkesë ose rezervim sipas funksioneve që janë të disponueshme në aplikacion.
Meqë Nina nuk proceson pagesa në v1, Nina nuk mund të kthejë, mbajë ose transferojë para për anulime. Çdo marrëveshje pagese jashtë aplikacionit duhet të zgjidhet drejtpërdrejt mes prindit dhe kujdestares.
3. Mosmarrëveshjet
Përdoruesit mund të raportojnë probleme te mbështetja. Nina mund të shqyrtojë raportet, mesazhet në aplikacion, të dhënat e rezervimit, screenshot-et dhe provat e dorëzuara nga përdoruesit.
Pas shqyrtimit, Nina mund të japë udhëzim, të paralajmërojë një përdorues, të kufizojë funksione, të pezullojë ose të mbyllë llogari që shkelin rregullat e platformës.
4. Çfarë nuk mbulohet
- Nina nuk proceson pagesa dhe nuk mban fonde në emër të përdoruesve.
- Nina nuk ngarkon tarifë platforme për prindërit ose kujdestaret në v1.
- Nina nuk garanton pagesa, rimbursime, sigurim, dëmshpërblim ose rezultat të një mosmarrëveshjeje.
- Nina nuk mban përgjegjësi për marrëveshje pagese, humbje, dëme ose ngjarje që ndodhin jashtë funksioneve të platformës.
5. Si të kontaktosh mbështetjen
Na shkruaj në morinafidan5@gmail.com. Synojmë të përgjigjemi brenda 2 ditëve të punës.
Përfshi ID-në e rezervimit, një përshkrim të shkurtër dhe screenshot-e ose dëshmi nëse janë relevante.
Shiko edhe faqen Mbështetje.